As qelia e burgut nuk e ka ndalur një të ri që të kërcënonte ish-bashkëjetuesen, e cila kishte vendosur që t’i jepte fund lidhjes mes tyre.
Mësohet se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Korçës, për 29-vjeçarin S.L., banues në Vreshtas, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës për vjedhje.
Djali dyshohet se në kohë të ndryshme, nëpërmjet telefonit, ka kanosur për jetë dhe ka ofenduar ish-bashkëjetuesen, E.P., vjeç 22, banues në Sheqeras.
Ka qenë e reja ajo që ka bërë kallëzim ndaj tij, duke bërë që të nisin hetimet edhe për “kanosje” dhe “përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
E reja ka thënë se gjithçka kishte nisur pas përfundimit të lidhjes mes tyre, pasi 29-vjeçari ishte burgosur.
Diskutime rreth kësaj post