Rezart Veleshnja është kthyer në një ndër aktorët kryesorë të spektaklit të humorit “Portokalli”.
Si duket suksesi dhe në fushën e dashurisë gjërat i shkojnë po aq mirë sa në karrierë, pasi aktori duket më i dashuruar se kurrë.
Sapo është mbyllur sezoni i “Portokallisë”, Rezarti ka fluturuar drejt Gjermanisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën, duke e konsideruar këtë kohë si muaj mjalti.
I pyetur për këtë histori të re dashurie, aktori tregon: “Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20-vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra, do të jetë nusja ime”,- tha Rezi.
Diskutime rreth kësaj post