Ndryshimet ligjeve të emigracionit në Shtetet e Bashkuara kanë sjellë shqetësim në radhët e emigrantëve, teksa shumë prej tyre po u kërkohet të largohen. Por, një familje shqiptare në Detroit ka refuzuar të ndjek rregullat, duke marrë strehim nga Kisha.
Ded Rranxburgaj dhe gruaja e tij Flora kanë dy djem të moshave 24 dhe 15 vjeç. Skleroza e shumëfishtë ka lënë Florën të mbërthyer pas një karrige me rrota, teksa Ded është ai që kujdeset dhe mban gjithë familjen. Por, së fundmi ai është urdhëruar për t’u larguar nga vendi më 25 janar.
“Të lë gruan time shumë të sëmurë dhe mos ta shikoj më kurrë atë, është tepër e rëndë për mua dhe për familjen time”, ka thënë ai.
E gjitha kjo është arsyeja pse ai nuk kërkon të largohet dhe Kisha duke parë gjendjen e Florës i ka marrë ata në mbrojtje.
Rev. Jill Zundell i Kishës Methodiste Qendrore të Bashkuar deklaroi se “Nga ky vend i shenjtë është 105 vjecar. Cfarë vendi i mirë për të njoftuar se ne do e strehojmë këtë familje”.
Rranxburgajt shkuan në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria duke kërkuar azil politik 17 vjet më parë. Ndërsa lundronte në procesin e emigracionit, Flora u sëmur, duke mos qenë e detyruar për dëbim.
Burrit të saj iu dha statusi humanitar si kujdestari i saj 11 vjet më parë dhe gjatë gjithë kohës ka ndjekur të gjitha rregullat e emigracionit. Por, tre muaj më parë atij iu tha se duhet të largohet.
“Vërtet gruaja ime ka nevojë për mua këtu,” tha Ded.
“Kush duhet të kujdeset për mua? Kush duhet të kujdeset për djalin tim të vogël?”, tha Flora.
Kisha po ofron strehim për familjen, duke refuzuar që Ded të dëbohet.
“Ka shtretër për familjen dhe një shtrat spitalor do të sillet për Florën. Kjo do të jetë shtëpia e tyre për të ardhmen”, tha Zundell.
“Unë me të vërtetë e vlerësoj këtë”, tha Ded. “Dhe i falenderoj që po më lejojnë të qëndroj me gruan time, fëmijët e mi dhe familjen time”.
Diskutime rreth kësaj post