Shqipëria ka një nëntokë të pasur me minerale të shumta.
Nxjerrja dhe përpunimi i tyre është një nga aktivitetet kryesore për të cilat kompanitë e mëdha synojnë të bashkëpunojnë me shtetin shqiptar apo edhe t’i privatizojnë.
Kjo tregon që mineralet janë një aktivitet fitimprurës.
Sipas një analize të fundit të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar. Cila është kjo minierë në vendin tonë?
Bëhet fjalë për minierën polimetalore të Munellës në Pukë. Llogaritet që sasia e arit në këtë minierë të jetë rreth 4 tonë.
Kompanitë e shumta që kanë punuar në këtë minierë prej vitit 2000, janë marrë kryesisht me rivlerësimin e rezervave të bakrit dhe zinkut e më pak me shtimin e rezervave të reja.
Së fundmi, është rritur interesi i kompanive koncensionare edhe kundrejt mineraleve më të pakta në këtë minierë duke bërë një rivlerësim të rezervave të arit – një rezultat befasues dhe goxha i shtrenjtë prej 4 tonësh ar!
Diskutime rreth kësaj post