Për grabitjen e bankës të nivelit të dytë ditën e djeshme është vënë në pranga një punonjës i sigurisë. Në pranga ka rënë roja i sigurisë si edhe është proceduar edhe operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.
Vetëm një ditë më parë u grabit një bankë e nivelit të dytë në mes të ditës pranë Hipotekës në kryeqytet. Kjo vjedhje ndodhi dje gjatë mesditës ku një person me armë dhe i maskuar u fut në ambientet e bankës së nivelit të dytë dhe grabiti një shumë jo të vogël parash.
Sapo ka grabotur shumën e parave ai është larguar me shpejtësi të madhe dhe mendohet se ishte edhe dikusht tjetër jashtë që e priste për ta trasportuar. Policia dyshon se po në atë zonë ka hipur në automjetin tip “BMW” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
DETAJE:
Policia thotë zyrtarisht se dje është arrestuar në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së.
Po kështu policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.
Diskutime rreth kësaj post