Ishte shokuese te mesoje se aktorja shqiptare Eliza Dushku ka pasur nje eksperience te hidhur ne femijeri.
Ajo ka shokuar dje kur nëpërmjet një statusi në Facebook ka rrëfyer së në moshën 12 vjeçare është ngacmuar seksualishtë nga ish koordinatori i dublantëve, Joel Kramer.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1994 gjatë xhirimit të filmit “True Lies” ku pjesë e kastit të aktorëve ka qenë edhe aktori i mirënjohur Arnold Schwarzenegger.
Menjëherë pas rrëfimit të Elizës, Schwarzenegger ka shprehur mbështetje të plot ndaj shqiptares duke thënë se ndihet shumë krenar për të dhe në qoftë se do ta dinte, do kishte bërë diçka më shumë.
“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”- ka thënë aktori.
Diskutime rreth kësaj post