Duke qenë se vijmë menjëherë pas festave, kur është e pashmangshme të mos tundoheni nga ushqimet e shumëllojshme duhet të mendoni seriozisht për detoksifikimin e trupit tuaj.
Këtu gjeni një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut.
E pra bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.
Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine.
Ju lutem, fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët.
Pastaj largoni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve.
Na besoni që rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.
Diskutime rreth kësaj post