Pas merkatos televozive, Top Channel ka zyrtarizuar Ylli Rakipin i cili u largua nga News 24, që do t’i zërë vendin Sokol Ballës i cili do te jete ne Vizion plus.
Rakipi do të shfaqë emisionin e tij vetëm një herë në javë, të enjteve.
Ai do të marrë me vete edhe Andi Bushatin.
“Aktualiteti politik, ekonomik dhe social, personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar, ata që politika i harron pasi u merr votën, do të vijnë në Top Channel çdo të enjte nga data 25 janar si Të Paekspozuarit.
Një emision nga Ylli Rakipi, me gazetarin dhe analistin Andi Bushati dhe plot emra të tjerë të njohur të gazetarisë shqiptare”, thuhet në një reagim të Top Channel.
Te enjten nis edhe emisioni i Balles ne Vizion.
Diskutime rreth kësaj post