Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 14 vjeçar, djali i një kryebashkiaku i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Francesco Santo Porcu, djali i kryebashkiakut të Nuoro, Giovanni Santo Porcu i cili i dha fund jetës me plumb në kokë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kohës që prindërit ishin në punë. Sipas mediave italiane, Francesco përdori pushkën e të atit për të kryer aktin tragjik, duke lënë madje edhe një letër lamtumire për familjarët.
Francesco u gjet i vdekur mes një pellgu gjaku nga motra e tij e madhe, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Autoritetet vendase po vijojnë hetimet për të zbuluar arsyen që e shtyu të miturin drejt aktit tragjik, teksa kjo ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik në Itali.
Diskutime rreth kësaj post