Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka mbërritur me urgjencë në Shkodër, pas atentatit me motor-bombë në lagjen “Rus”, ku për pasojë mbetën të plagosur 8 persona, shënjestra e sulmit, Lulzim Kulla dhe 7 persona të tjerë, këta të fundit kalimtarë të rastësishëm.
Jaupi ka mbledhur në një takim krerët e policisë së Shkodrës dhe ka kërkuar zbardhje të plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të krimit. Në takim merrte pjesë edhe kreu i prokurorisë së Shkodrës, Anton Martini.
Policia po heton disa pista lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se janë shoqëruar rreth 30 persona të dyshuar por autoritetet nuk japin të dhëna të mëtejshme për shkak të hetimeve.
Diskutime rreth kësaj post