Konkurset për drejtues institucionesh po gjurmojnë vetëm anëtarë dhe kontribues të Partisë Socialiste.
Së fundmi janë bërë ndryshime të reja në disa institucione të vendit. Mesa duket Rama po ndan tepsinë pasi eksponentë të PS-së po marrin postet kryesore në institucionet e qytetit të Vlorës.
Ndryshimet:
Ditën e sotme në krye të qendrës së Paraburgimit në Vlorë është emëruar Ilir Aliaj. Ilir Aliaj ka mbajtur postin e ish-kryetarit të PS-së në Vlorë.
Ndërsa nga gara për kreun e ALUIZNIT në Vlorë, është zgjedhur ish-nënkryetari i Bashkisë, Ardian Musta.(një ndër figurat më të akuzuara për ndertimet pa kriter në qytet).
Po kështu në ISKSH është vendosur kandidatja për deputete e PS për qarkun e Vlorës, Elona Hodaj. Sipas “Fax News” Drejtor i Shëndetit Publik është vendosur, Myzafer Islami, anëtar i PS-së.
Në AKU është emëruar Fatmir Gace, kontribues në Partinë Socialiste. Në insitucionin e postës është vendosur Vullet Bilbilaj, ish-kryetar i PS në Vlorë.
Diskutime rreth kësaj post