Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili akuzohet se dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe seksualisht një 13-vjeçare.
Pas ekspertizës rezulton se i riu ka kryer marrëdhënie seksualeme 13-vjeçaren A.G., e cila tashmë rezulton të jetë edhe shtatzënë.
Pas urdhrit të mbrojtjes që është lëshuar menjëherë nga Gjykata për vajzën, e cila denoncoi në Polici bashkëjetuesin e saj E.G., 24 vjeç, tashmë i riu do të përballet edhe me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur, shkruan Panorama.
Pavarësisht deklaratës së bërë nga e mitura, sipas së cilës, ajo është e dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vullnetin e saj me 24-vjeçarin dhe me dijeni e familjes së saj, ky i fundit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.
Duke iu referuar nenit 100 të Kodit Penal, marrëdhënia seksuale me fëmijë të mitur, që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg.
13-vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe po trajtohet nga psikologët, pasi tashmë e mitura duhet të përjetojë edhe faktin e të qenurit shtatzënë në një moshë fare të vogël.
Diskutime rreth kësaj post