Ditën e djeshme Bashkim Fino, siç edhe pritej zyrtarizoi kandidaturën e tij për të qenë në krye të FSHF-së në garën përballë Armando Dukës.
Kjo ka bërë që opinioni të ndahet në dy kampe: ‘’sa mirë që u gjet një kundërshtar për të përjetshmin Duka” dhe ‘’a duhet që politika të kapë edhe sportin?!”
Të dyja këto teza hanë shumë debat, ama kanë nisur edhe qëndrimet hapur të disa sportistëve dhe ish-sportistëve.
Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe i Vllaznisë, Roland Luçi, ka qenë tepër kritik sa i përket kandidimit të Finos.
Ai e quan ndërhyrje në futboll këtë dhe nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka sqaruar se si Fino përfundoi kandidat për kreun e federatës. Më poshtë statusi i tij i plotë:
“FSHF dhe testi edvinist
Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes.
Ana tjeter eshte provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar qe Edi do qe ti bej “besnikeve” te vet bashkiake.
Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!
Mbas nje muaji do te perjetojme momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktoret votues do te demonstrojne pavaresi, kur dorashkes politike futbolli duhet ti pergjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut te genjyer e te perdorur edvinisht.”
Diskutime rreth kësaj post