Femrat që punojnë natën janë më të rrezikuara për t’u diagnostikuar nga kanceri, në krahasim me ato që punojnë ditën.
Sipas një studimi të fundit nga universitetit i Schuan në Kinë, që përdori të dhënat e 61 studimeve të ndryshëm që mbulonin afërsisht 4 milionë njerëz nga Amerika e Veriut, Evropa, Australi dhe Azia, hulumtuesit gjetën raste të kancerit të lëkurës në gjysmën e femrave që punonin turni i tretë.
Gjithashtu gjetën se 1/3 femrave të marra në studim ishin diagnostikuar më kancer të gjirit, 1/5 me kancer të stomakut.
Shkencëtarët deklaruan se femrat me profesionin e infermieres ishin më të rrezikuara, konkretisht infermieret e turnit të tretë kishin 58% gjasa të diagnostikoheshin me kancer të gjirit se sa infermieret e turnit të parë.
Gjithashtu rastet e kancerit te mushkërive tek infermieret e turnit te natës ishin më të larta, konkretisht në 1/4.
“Studimi tregon se puna gjatë natës rrezikon seriozisht jetën e femrave,”- ka deklaruar Profesor Xuelei sipas Xuelei numrin më të lartë të femrave me kancer të gjirit e kishte Amerika e veriut dhe Evropa.
Diskutime rreth kësaj post