Pas lajmit që deputeti socialist, Bashkim Fino pritet të kandidojë për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, u rrit vëmendja se kush do ta zëvendësojë atë në karrigen e ligjvënësit.
Pasi Fino, për shkak të kësaj kandidature ai duhet të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit, duke ia lënë vendin personit pasardhës në listën e PS në Fier.
Karrigen e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, referuar listës emërore të kandidatëve.
Ajo është Gentiana Cakrani, e cila renditet e 11-a në listën emërore. Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe është shumë aktive në radhët e PS-së në këtë zonë.
Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.
Diskutime rreth kësaj post