Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pasaportën shqiptare. Dekreti nga Presidenti për kreun e qeverisë është marrë kohë më parë, ndërsa tre ditë më parë Haradinaj ka aplikuar edhe për pasaportën. Kreu i qeverisë ka aplikuar për pasaportën shqiptare pasi SHBA i refuzoi vizën.
Nuk dihet nëse Haradinaj do aplikojë sërish për vizë amerikane, por këtë herë si shtetas shqiptarë dhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Të dhënat për pasaportën shqiptare të Haradinaj janë hedhur në sistem dhe mësohet se dokumenti është gati. Pritet në ditët në vijim që kryeministri Haradinaj të bëjë tërheqjen e pasaportës shqiptare.
Marrja e pasaportës shqiptare nga Haradinaj vjen në një kohë kur dy presidentët Meta dhe Thaçi u përfshin në polemika sa i takon pajisjes së qytetarëve të Kosovës me dokumente identifikimi shqiptare për të mundësuar lëvizjen e lirë në hapësirën “Schengen”. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Presidenti Meta me argumentin se do dëmtonte udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë në BE.
Diskutime rreth kësaj post