Duke risjelle edhe nje here ne vemendje ceshtjen e Saimir Tahirit, dhe hetimin qe ka nisur Prokuroria e Pergjithshme ndaj tij, kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin “Fakt” në ‘Syri.net’.
Kryedemokrati u shpreh se po tentohet që t’i mbyllet goja ish-deputetit socialist. Por shtoi edhe me tej kur tha se është tentuar që të bëhet edhe eleminimi fizik i Saimir Tahirit, por pa shtuar gjë më tej.
“Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë. Jetike është mbyllja e gojës së Saimir Tahirit. Bile e kam menduar këtë gjë. Ta them haptazi mund t’ia kishin mbyllur gojën edhe ndryshe, por këtu nuk ke ku shkon, nuk ka institucione ku të shkosh dhe të thuash merrni masa, se atij mund t’ia mbyllnin gojën edhe ndryshe. Por mesa duket kanë vendosur që për momentin t’ia mbyllin gojën duke i bërë çdo favor”,- u shpreh Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post