Pas polemikave të shumta që kanë shpërthyer në SHBA pas librit të Steve Bannon ” Zjarr dhe tërbim”, portali Breitbart Neës bën me dije se Bannon është dorëhequr.
Deklaratat në librin e Bannon ku vihej në dyshim shëndeti mendor i Trump dhe ofendimet për djalin e tij të madh nuk mund t’i qetësojë dot as vetë Bannon.
“Bannon dhe “Breitbart” do të punojnë së bashku për një tranzicion të butë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga shefi i kompanisë, Larry Solov.
Bannon shton se ka qenë “krenar për atë që është arritur nga ekipi i Breitbart, në një periudhë kaq të shkurtër në ndërtimin e një platforme mediatike të klasit botëror”.
Diskutime rreth kësaj post