Fillimisht ka qene ish kryeministri Sali Berisha i cili ka folur per orgji te politikaneve dhe ministrave te Rames ne hotelin luksoz ne Sarande, prone e familjes se Klement Balilit.
Pasi u sekuestrua ky hotel, morem vesh se ai ishte ne emer te Bashkim Balilit, vellai i Klementit, shpallur ne kerkim nga policia shqiptare dhe ajo greke.
Por Bashkimi i ftuar sot ne “Studio e Hapur” ne “News24”, e ka të pamundur të kujtojë politikanët që nuk kanë qenë tek Santa Quaranta.
Ai tha sonte se për shkak të pozicionit gjeografik, kushteve dhe hapësirës resorti ka qenë shumë i frekuentuar dhe pavarësisht se nuk përmendi emra, ai thotë se do vihej në siklet nëse pyetej se cili nga politikanët nuk ka qenë aty.
“Flitet shumë dhe e gjitha është alibi. Politika shpif për njërin për tjetrin. Santa Quaranta është një resort bashkëkohor. Duke qenë resort bashkëkohor me një pozicion gjeografik nga të rrallët në Shqipëri, ka qenë i frekuentuar. Nëse do më thuash se cili nga politikanët nuk ka qenë, do më vijë në siklet sepse nuk i mbaj mend”, tha ai.
I pyetur nëse politikanët e kanë paguar faturën, Bashkim Balili thotë të gjithë.
“Të gjithë deri më një”, shprehet ai.
Vëllai i Klement Balilit mohon mbështetjen nga politika për të fituar Santa Quarantan.
“Jo, absolutisht. Ata nuk vinin për të më takuar mua. Vinin sepse është portë e hapur. Unë kam pasur pozicionin tim si pronar”, tha Bashkim Balili.
Diskutime rreth kësaj post