Një krijesë e rrallë është zbuluar së fundmi. Bëhet fjalë për peshkaqenin gjarpër, i aftë të zgjasë nofullat përtej gojës së tij.
Peshkaqeni gjarpër u kap në Oqeanin Paqësor pranë Tajvanit. Ai është një specie shumë e rrallë dhe është zbuluar për herë të parë në vitin 1986.
Sipas shkëncëtarëve, ai e kap prenë e tij me nofullat që zgjaten me shpejtësi dhe përdoren për të gëlltitur peshq të mëdhenj.
“Tipari më i dukshëm janë dhëmbët në formë gjilpërë, si tek gjarpërinjtë. Kjo është edhe origjina e emrit të peshkaqenit gjarpër.” tregojnë shkencëtarët
Instituti i Kërkimeve të Peshkimit të Tajvanit tha se kishte marrë pesë prej krijesave pranë “Donghe Township” për t’i studiuar më nga afër.
Diskutime rreth kësaj post