Një konflikt i vjetër prej afro 10 vitesh ka vijuar për të ardhur deri në ditët e sotme kur shtetasi Vladimir Topjana ka tentuar që me mjetin e tij tip fouristradë sipas policisë vendore të Shkodrës të vrasë tre shtetasit që ndodheshin në një mjeti tip Volsvagen, Artan Gega, 26 vjeç, babain dhe xhaxhain e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë Arësit.
Sipas policisë pasi ka tentuar t’i vrasë me makinën e tij, në orët e pasdites Vladimir Topjana sipas deklarimeve të shtetasit Artan Gega i ka dalë sërish përpara këtë herë me pistoletë në dorë duke i kërcënuar ndërsa edhe ka qëlluar por pa plagosur kend. Policia kur ka shkuar në vendngjarje nuk ka gjetur gëzhoja.
Tashmë mbi 36 vjeçarin Vladimir Topjana rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë. Policia bën të ditur se strukturat e komisariatit Pukë kanë shpallur në kërkim shtetasin Vladimir Topjana dhe po punohet për kapjen e tij.
Dy fiset Topjana dhe Gega kanë një konflikt që vijon prej 10 vitesh. Në atë kohë janë zhvilluar zgjedhje për kryeplak të fshatit Lumardhë në Fushë Arrës ku jetojnë edhe dy shtetasit e konfliktuar dhe dy fiset e tyre. Të dy fiset, Topjana dhe Gega kanë kërkuar që kryeplakun ta kenë nga radhët e tyre duke shkuar sipas zakonit dhe traditës në atë zonë. Nuk kanë gjetur mirëkuptim se kush të vendosej kryeplak dhe kjo ka bërë që të nisin debatet deri në konflikt mes dy fiseve.
Para afro 4 viteve shtetasi Vladimir Topjana është goditur me mjete të forta nga fisi Gega dhe është dërguar me urgjencë në spital por ka shpëtuar. Probleme kanë patur edhe gjatë fushatave të ndryshme elektorale për çështje votash dhe influence në fshat.
Konflikti nuk është ndalur ndërsa ka vijuar për të mbërritur tek ngjarja e fundit ku shtetasi Vladimir Topaja tentoi me fouristradën e tij, sipas policisë vendore të vriste tre shtetasit e fisit Gega ndërsa në fokus sipas burimeve kishte Artan Gegën.
Diskutime rreth kësaj post