Lëvizje të reja në institucionet publike rajonale në Elbasan.
Ardit Demiri ish-prefekti i Elbasanit Emërohet Drejtor i Shërbimit Postar në vend të Elvira Xhyras.
Kjo e fundit emërohet drejtore e Shëndetit Publik Elbasan.
Këto dy institucione drejtoheshin më herët nga përfaqësues të LSI.
Pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit ky është emërimi i tretë që bëhet në drejtoritë rajonale të Qarkut të Elbasanit.
Me herët Luiza Popja është emëruar Drejtore e Shërbimit të Transportit Rrugor për Elbasanin në vend të Astrit Xhelilit të LSI.
Diskutime rreth kësaj post