Në listën e zezë Arta Markut ka futur sot edhe Agron Gjanën, drejtuesin e Prokurorinë së Durrësit. Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar dorëheqjen nga detyra të Agron Gjanës dhe sipas Prokurorisë së Përgjithshme kreu i Prokurorisë së Durrësit është vendosur si Prokuror i Përkoshëm në Pukë. Vendin e tij në Durrës e ka zënë prokurorja Donika Prela.
Mësohet se Agron Gjanaj është shprehur se nuk do të largohet nga detyra e tij në Prokurorinë e Durrësit. Mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës për dorëheqjen e Gjanës nga ana e Arta Markut. “Jam i emëruar dhe jo i komanduar. Nuk tërhiqem”, thonë burime.
Sjellim në vëmendje që Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post