Nje dite me pare, me gjakftohtesine me te madhe, ai e pranoi se e kishte vrare gruan marokene. Hetimet kane zbuluar se kjo ndodhi me 29 dhjetor, ne kulmin e nje debati mes shqiptarit dhe marokenes.
Ai ne deshmine e tij shokuese ka treguar detajet e renda nga ngjarja, se si e vrau dhe ia preu ne copa trupin.
Shqiptari Agim Ajdinaj, në pranga për vrasjen makabre të Khadija Bencheickh, 46-vjecare me të cilën bashkëjetonte prej një viti, teksa ka pranuar krimin, ka liruar nga gjithë akuzat nipin e tij dhe ka treguar detaje nga ngjarja e tmerrshme.
“Po unë e vrava, i vetëm”- ka thënë ai për hetuesit. Sipas shqiptarit, krimi ndodhi në pjesën e sallonit, në kulmin e një sherri që kishte nisur mes çiftit.
Shqiptari është kapur mat nga kamerat e sigurisë, së paku dy herë. Në fillim mbrëmjen e 29 dhejtorit, teksa është para të hynte në banesë së bashku me marokenen, e cila nuk doli më prej asaj nate, ndërkohë që vetëm pak orë më parë, u fiksua teksa dilte me qese në duar, brenda të cilave ishin pjesë të trupit të bashkëjetueses së tij, që e kishte bërë copa-copa.
“E godita disa herë në kokë me çekanin e mishit, teksa ishim në sallon, pasi ajo më kishte drejtuar një thikë dhe po me kërcënonte”- ka thënë ai.
Më tej, ka treguar se ajo ra përtokë e vdekur. Kur e konstatoi se ajo kishte mbaruar, shqiptari tregon se e tërhoqi zvarrë në banjë. “Aty e preu trupin e gruas në më shumë se 10 pjesë, me një thikë të madhe dhe e futi nëpër qese”- shkruajnë mediat italiane.
Këtë moment kanë kapur edhe kamerat e sigurisë, kur shqiptari doli me qeset dhe i ngarkoi në makinën që e kishte në përdorim edhe nipi i tij.
Targa është fiksuar në zonën pranë ullishtes ku u gjet e hedhur gruaja e bërë copa-copa.
Diskutime rreth kësaj post