Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un duket se po vuan nga sëmundja e veshkave, pohon një ekspert, shkruan “Daily star”.
Pamja më e fundit e Kim, në të cilën ai paralajmëroi për një “buton bërthamor” në tryezën e tij, po shqyrtohet nga ekspertë të shëndetësisë.
Profesori i Universitetit Shtetëror Chungnam Cho Dong-uk ka pohuar se Kim duket se po vuan nga problemet me veshkat e tij.
Dështimi i veshkave mund të jetë fatal dhe kërkon trajtim intensiv, shkaktohet nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Raportohet se udhëheqësi i Koresë së Veriut konsumon shumë pije alkoolike dhe ushqime të shtrenjta të importuara.
Diskutime rreth kësaj post