Edhe pse në opozitë të gjithë, aleatët e Bashës kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre kundrejt faktorizimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë.
Mësohet se ky ka qenë qëndrimi që kanë patur 4 aleatët të cilën ishin të pranishëm në mbledhjen me dyer te mbyllura që u zhvillua këtë të hënën në selinë blu. Ata i kanë shprehur shqetësimin e tyre kreut demokrat në lidhje me Lëvizjen Socialiste dhe veprimet e saj.
Lulzim Basha mësohet se ka mirëkuptuar shqetësimin e kryerepublikanit Fatmir Mediu, kryedemokristanit Nard Ndoka, kreut te LZHK Dashamir Shehi dhe te kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, si dhe është përpjekur të mbajë një qëndrim përbashkues për opozitën të cilën e pret një vit i gjatë protestash kundër qeverisë ‘Rama 2’.
Në mbledhjen e thirrur vetëm një ditë pasi u konsultua më Monika Kryemadhin mungoi Vangjel Dule i PBDNJ-së.
Diskutime rreth kësaj post