Merita Halili, këngëtarja më e njohur e ekranit shqiptar dhe e dashur për publikun ka kaluar nje moment të sikletshem.
Ajo prej vitesh jeton në Amerikë, ku edhe ka zhvilluar karrierën artistike së bashku me bashkëshortin, Raif Hyseni.
Merita është bërë pjesë e rubrikës ‘Impakt Shëndet’ në emisionin Diagnozë nga Freskida Miloti ku edhe ka marrë një surprizë.
Bashkëshorti i saj tregoi për publikun një histori shëndetësore të saj si dhe këngën e parë që ka performuar pas një periudhe të vështirë.
“E jotja jam, i imi je është këngë me histori më vete. E ka shkruar e madhja Xhuliana Jorganxhi ndërsa kompozimin e kam bërë unë. Është shkruar në vitin 1992 dhe ka një histori në vete sepse është kënga e parë që Merita ka incizuar pas një operacioni shumë të madh, mirëpo shumë të suksesshëm që pati me 4 maj 1992 në Zvicër. Iu nënshtrua një operacioni të kordave vokale dhe për një muaj e gjysmë nuk ka patur të drejtë të flasë, verbalisht, sipas direktivave të mjekëve zviceranë,” – tha ai.
Pas kësaj, Raifi shtoi se të dy kanë komunikuar me gjeste dhe me të shkruar për atë periudhë. Menjëherë pas kësaj historie ai performoi këngën i shoqëruar nga Merita në studio. Dihet se kjo këngë është bërë hit i asaj kohe dhe preferohet nga publiku edhe në ditët e sotme.
Diskutime rreth kësaj post