Stuhia vdekjeprurëse “Eleanor”, e cila goditi Evropën Veriore i është drejtuar Spanjës. Tre persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Mijëra shtëpi dhe biznese kanë pësuar dëme të konsiderueshme, si pasojë e stuhisë së erës së fuqishme dhe shirave të dendur që shkaktuan përmbytje, në Mbretërinë e Madhe, Irlandë, Zvicër, Francë dhe Gjermani.
Autoritetet gjermane vlerësojnë se stuhia me erëra që arrinin deri në 120 km për orë, ka shkaktuar miliarda euro dëme në të gjithë vendin. Franca vazhdon ende te jete ne gjendjen e alarmit, sikurse edhe Mbretëria e Bashkuar. Qindra mijëra fluturime gjithashtu u anuluan si pasojë e motit të keq.
Reshje të dendura bore janë parashikuar në alpe, duke shtuar rrezikun e ortekëve. Shumë turistë janë gjetur të papërgatitur në majat e maleve.
Metereologët paralajmërojnë dobësimin e stuhisë të dielën, por reshjet e shiut do të vazhdojnë. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjunjëzuar, si pasojë e stuhisë dimërore.
Të paktën 17 persona raportohet se kanë humbur jetën, si pasojë e të ftohtit ekstrem. Stuhia ka sjellë kaos, duke anuluar mijëra fluturime, sidomos në Nju Jork, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.
Diskutime rreth kësaj post