“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”. Me këtë thirrje kolonel Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas, flet me ton të prerë dhe u bën thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 8 shqiptarë që tashmë janë të arrestuar dhe në qeli, por që sipas kolonelit mund të dalin prapë në qarkullim.
Ata janë arrestuar muajt e fundit dhe do të përballen me akuzat e vjedhjeve. “U arrestuan për vjedhje në banesa. Por kur të dalin nga qelia mund të rinisin aktivitetin”- tha koloneli, duke treguar se ata fiksonin objektin e grabitjes gjatë ditës dhe më pas detajonin planin për tu hedhur në aksion natën vonë.
Policia megjithë aksionet e zhvilluara së fundi ka frikë se shumë nga bandat e goditura mund të rikthehen në aktivitet ndaj kërkon bashkëpunimin me banorët.
Diskutime rreth kësaj post