I hidhur ka qenë fati i një 25-vjeçarje shqiptare që prostituohej, e cila është dhunuar nga klienti i saj. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Siena të Italisë. Mediat italiane raportojnë se e reja kishte lënë takimin me anë të internetit dhe pas aktit seksual klienti është ‘tërbuar’ nga çmimi që kishte kërkuar eskorta shqiptare, dhe më pas ka nisur ta qëllojë me grushte dhe shkelma, shkruan ‘Ansa’.
Pavarësisht dhunës barbare, e reja ka mundur t’i shpëtojë klientit, ndërsa është larguar me shpejtësi nga banesa e tij. Kanë qenë kalimtarët në rrugë ata që e kanë ndihmuar vajzën, identiteti i të cilës nuk dihet, ndërsa kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Nga hetimet e policisë, rezulton se skena e dhunës ndaj shqiptares ka ndodhur në prani edhe të dy meshkujve të tjerë.
Tashmë autori po hetohet në gjendje të lirë, po ashtu edhe dy burrat e tjerë. Ndërkohë, vajza shqiptare po merr mjekim në spital pas lëndimeve që ka pësuar në trup.
Diskutime rreth kësaj post