Është vrarë në Beograd një prej krerëve të mafias ballkanike, blerës i rregullt i kokainës së shqiptarëve. Mediat malazeze raportojnë se 41-vjeçari Davorin Baltiç, kreu i klanit të Kotorrit, është vrarë në Beograd në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit serb.
Deri më tani policia dyshon se pistat e vrasjes së Baltic, janë pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine prej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje.
Krerët e këtij klani janë të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës, kontrabandës dhe trafiqeve njerëzore. Kavaç është një klan i fuqishëm nga Kotorri që është krijuar nga familja me të njëjtin emër, e cila preardhjen e ka shqiptare dhe dikur e ka pasur mbiemrin “Kavaja”.
Diskutime rreth kësaj post