Eshte e veshtire qe te jesh ne politike dhe te te duhet te mbash edhe balancat familjare.
E rasti me i mire per ta treguar qe kjo eshte kaq e veshtire eshte i politikanes Mimoza Kusari Lila e cila ishte sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku përveç karrierës foli edhe për familjen.
Kusari rrëfeu krizën më të madhe që ajo dhe bashkëshorti kanë përjetuar në familje ku tregoi se djalit të saj i kishin thënë në shkollë se është përgatitur një atentat ndaj saj.
“Arbeni ka qenë mbështetës i imi që nga dita e parë. Jam e bindur se pa mbështetjen e tij nuk do t’ia dilja. Angazhimi maksimal i yni ka qenë që të kemi një familje të shëndoshë.
Ka shumë njerëz që kanë biznese të suksesshme por familje të dështuara. Djali im i madh është 12 vjec, ndërsa i vogli është 6 vjec. Djali i madh e ndjen më shumë ngarkesën që unë jam figurë publike pasi i flasin edhe shokët.
Ne kemi patur një krizë në familje kur djalit i kishin thënë në shkollë se është përgatitur një atentat ndaj meje. Unë kur jam në shtëpi merrem me djemtë, dëshira ime është që fëmijët të më shohin në rolin e nënës”, tha Kusari Lila.
Diskutime rreth kësaj post