Pamjet e sapo deklasifikuara tregojnë realitetin e zymtë të luftës bërthamore, pasi tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut vazhdojnë të rriten.
Në ditën e Vitit të Ri, udhëheqësi despotit Kim Jong-un në fjalimin e tij u mburr: “Nuk është thjesht një kërcënim, por një realitet që unë kam një buton bërthamor në tryezën e zyrës time. Shtetet e Bashkuara kontinentale janë brenda rrezes së sulmit tonë bërthamor”.
Retorika e tij trishtuese u prit këtë javë nga Presidenti Trump, i cili u përgjigj me një stil të njëjtë bombastik.
Duke thënë në një postim në Twitter se butoni i tij bërthamor është “më i mirë dhe më i madh”.
Por në mes të kërcënimit të sotëm të luftës globale bërthamore është realiteti i asaj se si mund të duket kjo luftë.
Tani, më shumë se 700 filmime të sapo deklasifikuara janë ngarkuar në YouTube duke theksuar fuqinë e arsenalit bërthamor të SHBA.
Këto filmime janë filmuar midis viteve 1945 dhe 1962.
Shkencëtarët që punonin në testet e raketave në atë kohë shpresonin se testet do t’i ndihmonin ata të studiojnë se si mund të përdoreshin në luftë.
Më shumë se 210 të tilla besohet të jenë kryer në afatin 17-vjeçar.
“Ne shpresojmë që kurrë më kurrë nuk do të duhet të përdorim një armë bërthamore”, tha fizikanti i armëve Greg Spriggs.
Diskutime rreth kësaj post