Historiani Pëllumb Xhufi mendon se figura e Gjergj Kastriotit Skëndërbeu duhet të vendoset në kontekstin historik, pra historicizuar.
I ftuar në emisionin ‘Arena’ të Dritan Hilës, Xhufi tha se shqiptarët njiheshin që më parë nga Perandoria Bizantine.
Xhufi: Unë jam me mendimin që Skënderbeu duhet historicizuar, duhet të vendoset në kontekstin e tij.
Shqiptarët kanë ikur shpejt në burimet Bizantine, që në shekullin e X dhe përmenden si një popull krejt i veçantë.
Ata kishin të drejta të barabarta me bizantinët dhe kishin raporte me traktate e perandorin bizantine. Shqiptarët kur përmenden në kuadrin e ushtrisë bizantine, gjithmonë quhen shqiptarë dhe jo bizantinë.
Historicizmi është ideja e atribuimit të domethënies kuptimplote për hapësirën dhe kohën, siç është periudha historike, vendi gjeografik dhe kultura lokale.
Diskutime rreth kësaj post