Gripi australian, i cili ka qenë përgjegjës për rreth 300 vdekje në Australi, ka mbërritur në Britani të Madhe dhe në vende të tjera europiane.
Gripi potencialisht vdekjeprurëse është përhapur në të gjithë botën.
23 persona kanë vdekur nga viruset e gripit në Britani gjatë muajve të dimrit.
Këtu është gjithçka që ju duhet të dini për sëmundjen vdekjeprurëse.
Çfarë është gripi australian?
Gripi australian, ose H3N2, u fajësua për një nga shpërthimet më të rënda të gripit të Australisë në histori vitin e kaluar.
Gjatë dimrit rreth 170.000 njerëz u kontraktuan nga sëmundja infektive dhe më shumë se 370 njerëz vdiqën.
Gripi autralian është një nëntip i gripit A, i cili është një lloj i dhunshëm i gripit.
Influenca A është lloji i vetëm i gripit që ndahet në nëntipe.
Mekanizmi vicioz është veçanërisht i rrezikshëm për të moshuarit dhe të tjerët me sistem imunitar më të dobët.
Profesor Robert Dingwall nga Universiteti Nottingham Trent tha: “Raportet nga Australia sugjerojnë se Britania e Madhe mund të jetë në sezonin më të keq të gripit dimëror prej shumë vitesh”.
Ku është përhapur virusi?
Rastet e para të njerëzve që vdesin si pasojë e gripit Australian janë konfirmuar në Irlandë.
Statistikat e qeverisë tregojnë se rastet e gripit australian janë rritur me 156% gjatë shtatë ditëve të fundit.
Statistikat treguan se 1.111 njerëz u inflektuan me virusin.
73 persona janë pranuar gjithashtu në spital në Irlandë.
Mjekët u kanë kërkuar njerëzve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e virusit.
Dr Kevin Kelleher, nga Departamenti i Mbrojtjes së Shëndetit në Irlandë, tha: “Gjëja më e rëndësishme është që nëse njerëzit mendojnë se e kanë, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten”.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e gripit autralian pasqyrojnë shumicën e simptomave të gripit, por H3N2 tenton të jetë më i rëndë.
Sipas NHS, simptomat përfshijnë dhimbje të fytit dhe kollë, dhimbje koke, ethe, muskuj të lënduar, lodhje dhe hundë të lëngshme dhe teshtitje.
Gripi normal duhet të zgjasë jo më shumë se shtatë ditë, edhe pse kollitja dhe lodhja mund të zgjasin më shumë.
Simptomat e gripit australian mund të jenë më të rënda.
Nëse simptomat nuk bien pas një jave, këshillohet që të vizitoni mjekun tuaj.
Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga gripi është për të marrë vaksinën e gripit.
Diskutime rreth kësaj post