Moderatori i njohur Ledion Liço ka rrëfyer disa nga momentet më delikate nga jeta e tij private.
I ftuar në emisionin “Pop Culture”, Liço thotë se fëmijë ka vujtur shumë nga bullizmi.
Madje kur ka ardhur nga Erseka në Tiranë të gjithë e tallnin se fliste me dialekt.
“Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin.
Por ia dola mbanë duke i thënë vetes diçka: “Nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë”, ka treguar Ledioni.
Përpos kësaj, ai ka zbuluar se si kishte punuar fort derisa kishte arritur të fliste një gjuhë të pastër, pa dialekt.
Diskutime rreth kësaj post