Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Sokol Balla konfirmoi zërat që flisnin për një largim të tij nga “Top Channel”, duke deklaruar nëpërmjet një statusi në Twitter se që prej janarit ai nuk do të ishte më pjesë e këtij televizioni.
Mirëpo, duket se gazetarit të njohur nuk i është dashur shumë kohë për btë gjetur një tjetër pozicion të rëndësishëm. Siç bën të ditur “Syri.net”, nga ky muaj, Balla do të jetë drejtor ekzekutiv në televizionin ‘Vizion Plus”.
Ai do të ketë në varësi departamentin e informacionit dhe thuhet se do të ketë edhe një emision politik, të ngjashëm me emisionin “Top Story” që drejtonte në “Top Channel”. Largimi i Ballës nga “Top Channel” erdhi vetëm pak kohë pasi ai u shkarkua nga detyra e drejtorit të informacionit, pas puntatës së “Top Story” ku ai kishte të ftuar ish-ministrin e Brendshëm në hetim, Saimir Tahiri.
Vendin e drejtorit të informacionit në “Top Channel” tashmë e ka zënë gazetari Endri Xhafo, i cili thuhet se do të marrë dhe drejtimin e emisionit “Top Story”.
Diskutime rreth kësaj post