Një familje me 5 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, dhe shoferi i një kamioni kanë humbur jetën në një autostradë në Italinë Veriore, në një aksident dramatik ku u përfshi një kamion, një makinë dhe një autocisternë e mbushur me benzinë.
Në korsinë veriore të autostradës ishte krijuar një autokolonë, kur një kamion u përplas mbi makinën e fundit në varg, me targa franceze, në të cilën udhëtonte një familje.
Kjo makinë u përplas më pas me autocisternën që ndodhej para saj dhe përplasja ka çuar në një shpërthim. Zjarri që shpërtheu më pas, shkaktoi një re gjigante tymi që e bëri shumë të vështirë punën e skuadrave të shpëtimit që mbërritën në vendngjarje.
Incidenti ndodhi në afërsi të Breshias. Autostrada u mbyll për disa orë në të dyja drejtimet, pas aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post