Ishte krejtësisht e paprecedent ajo që ndodhi gjatë ditës dhe natës së datës 31 dhjetor. Një pjesë duke qenë të vetëdijshëm për skandalin me të cilin po përballeshin e një pjesë tjetër jo, shqiptarët u bënë dëshmitarë të një garë të ethshme mes politikanësh për t’ju hyrë atyre me përdhunë në shtëpi edhe natën e ndërrimit të viteve.
Madje jo vetëm që u hynë në shtëpi, por iu ulën edhe në tavolinën e fundvitit si miq të paftuar.
Edi Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Erion Veliaj ishin fytyrat kryesore që shqiptarët panë që nga mesdita deri në mesnatën e datës 31 në një garë me njeri-tjetrin se kush mund të pushtonte ekranin dhe emisionin më të ndjekur.
Garën e filloi babagjyshi Rama me një spektakël me regjisor ku si Babagjysh i plotësoi dëshirën një fëmijë me nevoja të veçanta. Përveç se përdori një ndër emsionet mëtë ndjekura nga shqiptarët, Rama shkoi deri aty sa të përdorte pamundësinë e një fëmije për agjendën e tij politike në garën me Metën, Kryemadhin dhe lali Erin.
Një natë më parë, Presidenti i vendit, Ilir Meta u shfaq në një emision gallatë duke bërë gallatë me shqiptarët mbi dengje kashte.
Pasditën e datës 31 dhjetor, bamirësja Monika Kryemadhi u shfaq në 100 milion me vajzën e saj duke theksuar se ato 750 000 lekëve të fituara do t’u shtonte edhe një pjesë të pagës së saj. Shumën totale tha se do t’a jepte për bamirësi.
Dhe ëmbëlsira për në fund.
Lali Eri nuk mund të lejonte të tjerët që t’a parakalonin në fushën ku ai është më i miri. Por, ndryshe nga të mësipërmit, të paktën u kurseu shqiptarëve nauzet në tavolinën e Vitit të Ri duke hequr dorë nga petetizmat siç bëri Rama, Meta dhe Kryemadhi. Veliaj rrëmbeu fashën prime time të Top Channel duke thënë barcaleta e duke dhënë disa mesazhe për mirë menaxhimin e pallatave. Gjysma e së keqes, të paktën.
Një natë më vonë, ai doli edhe në emisionin tjetër “Shiko kush luan”.
Diskutime rreth kësaj post