U rrëmbyen nga pasioni në autostradë, në mes të ditës, pa u shqetësuar se do të shiheshin nga të gjithë. Por, ajo që i ka parë ka qenë policia rrugore, e cila i ka denoncuar. Tashmë, ata rrezikojnë një gjobë që varion nga 5 deri në 30 mijë euro.
Bëhet fjalë për një çift italian, që ka kryer marrëdhënie seksuale përgjatë autostradës Milano-Genoa, pasditen e së dielës.
I riu 30-vjeçar ka kryer seks me të dashurën 9 vjet më të re, vetëm pak momente pasi kishin vizituar Milanon.
Ata kanë hapur krahun në një autostop të autostradës, por janë pikasur nga policia rrugore dhe banorët e zonës aty pranë, pasi autostrada ndodhet shumë pranë një zone të banuar.
Lajmi ka bërë bujë në mediat italiane, por edhe në rrjete sociale. Është vënë re se shumë qytetarë kanë përkrahur çiftin.
Qytetarët janë shprehur kundër këtij dënimi të të rinjve, pasi e kanë cilësuar si një akt natyral, madje kanë kërkuar ndryshimin e ligjit në këto raste.
Diskutime rreth kësaj post