Një grua e martuar ka rrëfyer lidhjen e saj jashtë martesore me një koleg në punë dhe dilemën për të ardhmen e saj.
“Përshëndetje të gjithëve.
Jam një 34-vjeçare nga Shkodra me banim në Londër.
Muaj më parë kam filluar të punoj, e aty tek puna vura re këtë djalë.
Jam e martuar dhe nënë, ai për fat të mirë është beqar.
Sapo e pashë, pra që në fillim ndjeva një ndjenjë të veçantë që kurrë nuk e kisha provuar as me burrin.
Ne shkëmbyen numrat e celularit dhe nisëm duke shkëmbyer mesazhe, që natën kur burrin e kisha në punë u bënin edhe erotike.
Kështu vazhduam disa ditë, deri sa një mbrëmje kur burrin e kisha në punë, ai erdhi me makinë në lagjen time dhe dhamë puthjen e pare.
Kështu jemi bashkë prej asaj dite, mes grindjeve të ndryshme dhe momente të paharrueshme.
Sepse gjithsesi historia jonë nuk është vetëm një tërheqje fizike dhe seksuale, por mes nesh besoj që ka diçka më shumë.
Por tani kam dyshime, kam mësuar që jam shtatzënë.
Besoj se është fëmija i burrit, por nuk jam krejtësisht e sigurtë.
Burrin e kam marrë në Kukës me mblesëri dhe nuk e dua.
Dua ta kaloj jetën time me të dashurin.
Por e di që ai nuk më merr bashkë me dy fëmijët. Tre më saktë me gjithë këtë që kam në bark.
Kam frikë nga vendimi që duhet të marr. Çfarë më këshilloni? Pa ofendime ju lutem!”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post