I fuar në BOOM, aktori Romir Zalla ka folur edhe për Portokallinë, spektaklin e humorit ku ai u bë i njohur me personazhin e Llambit. Zalla tha se periudha e punës së tij në Portokalli ishte një kapitull që e mbylli ciklin.
Fjori Dardha: Do të vinte keq nëse dikush në Portokalli do të vinte dhe të kishte rolin e Llambit?
Romir Zalla: Nuk ka për të ndodhur kurrë. Llambi është i pari që unë kam bërë në Portokalli dhe nuk mund ta ndash dot nga Romiri. Është ndërtuar i tillë.
Fjori Dardha: Sepse gjithmonë shkohet me idenë që nuk ka të pazëvendësueshëm, ndërkohë ndodh që ka edhe të pazëvendësueshëm, në këtë rast.
Romir Zalla: Në rastin e këtij personazhi unë e them me gojën plot se nuk mund të gjendet dikush tjetër që mund ta bëjë.
Fjori Dardha: Romiri Portokallinë, apo Portokallia Romirin. Portokallia po bën pa Romirin, por edhe Romiri po bën pa Portokallinë, por kur e mendon, i ke dhënë më shumë apo të ka dhënë më shumë?
Romir Zalla: Nganjëherë ne bëjmë edhe gabim sepse kur themi Portokalli kemi parasysh edhe Portokallinë e 2004, por edhe atë të këtij viti, ndërkohë që nuk është e njëjta gjë. Në ato fillime Portokallia ka pasur shumë pasion, idealizëm, dëshirë, punë, vullnet. Është një ndërmjarrje e madhe dhe që ta mbash të gjallë duhet shumë punë.
Fjori Dardha: Të mungon ai vend
Romir Zalla: Jo, nuk më mungon unë e konsideroj si një kapitull që kishte kohën e vet. Cdo emision vjen një moment që ti duhet të kuptosh që pavarësisht se je brenda një pusi të thellë bota nuk është ai rrethi lart që tregon qiellin, po të ngjitesh tek buza pusit do shikosh që bota është më e madhe. Në këtë sens nuk është se kam humbur ndonjëgjë të madhe. Ka vlerën e vetë, është një investim reciprok, sic e kam bërë unë investimin atij ashtu e kanë bërë edhe ata, kështu që në këtë sens nuk ka hatërmbetje.
Diskutime rreth kësaj post