Një mbrëmje e gëzuar feste është kthyer në natë të tmerrshme. Një 27 vjecar u aksidentua e si pasojë ndenji dy ditë në koma, pesë muaj në shtratin e një spitali dhe tre në rehabilitim.
Kjo është kjo historia e Nicole Smith, lindur në Londër por rezidente në Montebelluna.
Mbrëmjen e 22 gushtit 2016, ajo ishte duke u kthyer nga festa me shokun e saj Eduard Koroni, 25 vjeç dhe me origjinë shqiptare, kur makina e tyre del nga rruga “Aldo Moro” në Vicenza. Shkak për aksidentin ishte alkooli dhe drogat që Eduard kishte konsumuar.
Nicole, e ulur pas, aksidentohet rëndë dhe për më shumë se pesë muaj ka qëndruar në spital.
Pas një viti që ka mundur të shërohet, Nicole rrëfen për përudhën e rëndë të kaluar dhe vështirësinë e të pranuarit falje.
“Nuk kanë qenë muaj të lehtë. Por, në fund të tunelit të zi, kuptova se gjithmonë mund të shikojmë dritën. Dhe drita merr emrin e mirësisë, miqësisë, dëshirës për të jetuar…dhe humbur”, shprehet ajo, teksa ka zgjedhur të shkruaj gjithçka ka përjetuar në një vit të vështirë në ditarin e saj.
Ajo nuk ngurron të shprehet edhe për vështirësinë e të pranuarit falje nga ana e Eduard por në fund pranoi se inati nuk e ndihmon shëndetin.
“Prandaj falja për mua ishte më e lehtë, sesa u shërova plotësisht dhe shpejt”, tregon ajo.
Nicole gjithashtu tregon se Eduard është tashmë me i përgjegjshëm për personat që ka përreth dhe tashmë bën kujdes me përdorimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
“Himni i jetës” e titulloi Nicole festën që organizoi me miqtë.
Diskutime rreth kësaj post