Mesditën e sotme, në orën 14:00, miq, familjarë dhe të afërm do të përcjellin për në banesën e fundit, dhe do ti japin lamtumiren djalit te vetëm të familjes Beqiraj.
Pak metra përpara banesës ishte ngritur një çadër, në të cilën qëndroi babai dhe të gjithë burrat e djemtë që vinin për ta ngushëlluar.
Heshtja ka zgjatur pak derisa arkivoli mbërriti përpara syve të njerëzve më të afërt, nënës, motrës e gjyshes. Dhimbje e madhe dhe lot pafund. Çaste, të cilat askush nuk do donte t’i përjetonte për asnjë lloj arsye. Disa prej familjarëve të afërt, nga dëshpërimi, pësuan gjendje të fikëti.
Disa herë u desh një ambulancë e spitalit Rajonal të Shkodrës për t’i dërguar drejt urgjencës për ndihmë të shpejtë. Nëna, Laureta Beqiraj, mes dhimbjes së madhe, qëndroi stoike e ndërsa motra, Florenca, nuk mundi të përmbahej.
Diskutime rreth kësaj post