Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë në emisionin “Opinion” në “Tv Klan ka folur për lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës dhe mos dekretimin e Helidon Bendos, kreut të ri të SHISH i cili u propozua nga kryeministri Rama.
Ai tha se nuk është zhgënjyer nga dorëheqja e Ajzit nga posti, por tha se mbështet cdo institucion të pavarur.
“Unë kam detyrë të jap mbështetje për cdo institucion të pavarur, por dorëheqja është vendim individual”, tha Meta.
E ndërsa për mos dekretimin e Helidon Bendos në krye të SHISH presidenti Meta tha se do ta dekretojë atë pasi të bindet se po bëhet një punë e pavarur.
“Është e drejtë e kryeministrit të dërgojë propozime dhe po ashtu është e drejtë e presidentit të miratojë dekretin. Unë do ta dekretoj kur të bindem plotësisht se është duke u bërë një punë krejtësisht e pavarur” tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post