Në fshatin Podgorie të Maliqit janë arrestuar 3 persona pasi tentuan të vrisnin kushërimin e tyre. Të arrestuar janë kushërinjtë Eduart Xhemollari, 25 vjeç, Jani Xhemollari, 48 vjeç, Marenglen Bollguri, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq pasi tentuan të vrisinin me mjete të forta një 27 vjeçar.
DETAJE:
Ne njoftimin e policisw thuhet se: “Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie 27 vjeçari u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” informon policia e Korçës. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore. Të arrestuarit akuzohen për “vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. (J.V/Faxweb)
Diskutime rreth kësaj post