Nga protesta e naftëtarëve të Fierit dhe të Ballshit, që po zhvillojnë përpara ambjenteve të Ministrisë së Energjitikës ka pasur përplasje. Shkak për këtë është bërë mbërritja aty e deputetit socialist Ismet Beqiraj.
‘’Je hajdut ti ik, je sinonin i të tjerëve, ne të njohim ty. Lëviz që këtu ti. Nuk respekton njerëzit ti jo”, jsanëe disa nga fjalët që ata i kanë thënë deputetit socialist. Ndërkohë nga ana e tij deputeti u shpreh se nuk ka shkuar atje për të bërë politikë, po për të mbështetur shqetësimet e tyre.
“Prisnim që solidariteit të ishte më i lartë. Do të shkojmë deri në vetëflijim derisa të marrim pagat. Qeveria të marrë masat e duhura që punonjësit të jenë të sigurt.
Është bërë gabim që në privatizimin e naftës, është abuzuar. Që nga 2009 që është privatizuar kanë ndërhyrë shumë duar të pista.Kemi 12 muaj pa marrë rrogat”, janë shprehur naftëtarët.
Në orën 10:00 nafëtarët do të zhvillojnë një takim me me ministrin Damian Gjuknuri ku do i shprehin problemin e tyre dhe presin një zgjidhje.
Diskutime rreth kësaj post