Familjarët e Florenc Beqirit kanë tërhequr nga morgu i spitalit të Marsejës, në Francë, trupin e pajetë të të riut. Arkivoli i të riut ka dalë nga morgu i mbështjellë me flamurin kuqezi.
Qeveria tha se do të angazhohet për sjelljen sa më shpejt të trupit të të riut nga Franca në Shqipëri.
Rasti i 23-vjeçarit u përhap fillimisht në rrjetet sociale, ku u denoncua neglizhenca e shtetit shqiptar dhe u hodh dyshimi se i riu ishte keqtrajtuar në burg. Më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë, që iu referua burimeve policore franceze, saktësoi se i riu ndodhej në një qendër për emigrantë ilegalë, në pritje të dëbimit drejt Shqipërisë.
Autoritetet franceze dyshojnë se për të zgjatur qëndrimin në Francë, Florenci ka tentuar të dëmtojë veten një ditë përpara dëbimit, duke stimulur një vetëvrasje me litar, që ka marrë për keq.
Pasi rasti u bë viral dhe për të reagoi edhe Presidenti i Republikës dhe opozita, ndërkohë shoqëria civile organizoi protesta, reagoi ambasada e Francës në Shqipëri që njoftoi se do të kryhet autopsia, ndërkohë që është ndërmarrë një hetim.
Diskutime rreth kësaj post