Teksa në këto ditë të fundit të vitit shkëmbejmë urime pozitive me miq dhe të afërm, padyshim urimi “Një vit sa më i mbarë dhe i mbushur me dashuri” është ai më i dëgjuari. Jeni në një marrëdhënie të re dhe doni të dini sesi do shkojnë gjërat për ju? Sapo u ndatë dhe nuk e dini çfarë të prisni? Jeni në një lidhje prej shumë kohësh dhe po prisni një propozim?
Horoskopi nuk ju lë të prisni por ju jep përgjigjet që kërkoni. Ja sesi do të jetë aspekti i dashurisë për secilën shenjë në 2018-ën:
Dashi
2018-ta do të jetë një vit i plotë për të mësuar pikërisht atë që ju dëshironi nga një partner dhe përfundimisht të keni jetën tuaj të dashurisë. Ky do të jetë viti kur lidheni me dikë, në një nivel më të thellë, emocional. Ky vit do të jetë një vit i mbushur me lumturi të sinqertë dhe ato lidhje më të thella që krijoni mund të bëjnë që ti të biesh seriozisht në dashuri.
Demi
Demi, ky do të jetë viti kur bini në dashuri me lirinë dhe pavarësinë tuaj. Ju do të përqafoni nevojën për hapësirën, por gjithashtu do të jeni në gjendje të krijoni marrëdhënie të reja. Megjithëse ky nuk është viti që ju do të gjeni “të duhurin” ju do të filloni të doni marrëdhëniet e reja dhe njerëzit në jetën tuaj.
Binjakët
Binjakët, në të vërtetë do ta vendosni vetveten në radhë të parë këtë vit, duke i dhënë përparësi nevojave dhe dëshirave tuaja. Ky vit do të jetë i fokusuar tek pavarësia, dhe ai ju gjen duke dashur veten tuaj në radhe të parë. Gjithashtu ky do të jetë viti kur e doni veten për atë që jeni dhe filloni ta pranoni ashtu siç jeni.
Gaforrja
2018-ta do të jetë viti i lirimit për ju. Çdo kujtim i vjetër, toksik i marrëdhënieve të kaluara dhe miqësisë do të largohet nga ju. Ju do të liroheni më në fund nga barra e marrëdhënieve të vjetra, duke lënë pas të kaluarën, dhe do të përqendroheni në krijimin e marrëdhënieve të reja.
Luani
Luani, kjo do të jetë viti i zbulimit tuaj dhe vetë realizimit. 2018-ta do t’ju sjellë qartësi në marrëdhëniet e kaluara dhe do t’ju lejojë të shihni veten në një mënyrë që ju nuk e keni parë më parë. Ky vit do t’ju gjejë duke u dashuruar me të metat tuaja dhe duke qenë të lumtur me personin që je.
Virgjëresha
Virgjëresha, viti 2018-të do të jetë viti kur do të bini kokë e këmbë në dashuri. Ju filluat të mendoni se nuk kishte njeri atje që mund të përshtatej me ju ose standardet që vendosni. Por ky do të jetë viti juaj, bëhuni gati për të takuar dikë që do t’ju lejojë të bëni kompromis dhe të bini në dashuri.
Peshorja
Peshorja, viti 2018-të do t’ju bëjë të keni një rritje në të gjitha marrëdhëniet tuaja. Miqësitë dhe marrëdhëniet e tjera tashmë ekzistuese do të rriten më thellë në 2018-ëm. Ky do të jetë viti kur mund të kaloni edhe një nga marrëdhëniet tuaja në një nivel të ri. 2018-ta do të jetë gjithashtu viti i zhvillimit personal si dhe zhvillimi i marrëdhënieve.
Akrepi
Akrepi, viti 2018-të do të sjellë një vit unik për ju. Ju do të filloni të krijoni marrëdhënie që janë të vërteta dhe kuptimplote për ju. Përveç këtyre marrëdhënieve të reja, do të filloni të ndjeni një ndjenjë të thellë angazhimi dhe duke dashur të lulëzoni në një marrëdhënie të rëndësishme.
Shigjetari
Shigjetar, ky do të jetë viti kur çdo gjë do të ndryshojë në marrëdhëniet tuaja. Në të kaluarën, ju u shfrytëzuat gjithmonë, dhe veprat tuaja të mira u shpërfillën. Por, ky vit do të jetë ndryshe. Do të gjeni dikë me një ndjenjë të thellë përkushtimi dhe vlerësimi për ju. Ju do të gjeni lumturinë e vërtetë në ata që ju trajtojnë si ju e meritoni për t’u trajtuar.
Bricjapi
Bricjapi, viti 2018-të do të jetë viti i zbutjes dhe duke marrë një qasje pozitive kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Në të kaluarën, i ke kushtuar shumë kohë gjetjes së bashkëshortit të përsosur, por këtë vit, do të lejosh që jeta të rrjedh dhe çfarëdo që të ndodhë, ndodh.
Ujori
Ujor, ky është viti juaj për të krijuar marrëdhënie kuptimplote, me të gjithë njerëzit e veçantë në jetën tuaj. Kjo do të jetë viti ku do të mësoni më shumë për veten tuaj, atë që vërtet dëshironi në jetë dhe vazhdimisht do të sfidoni veten që të jeni një person më i mirë. Për shkak se ky do të jetë viti i vetë-realizimit, nuk duket sikur do të takoni “personin e duhur” këtë vit, por kjo është shenjë e mirë, sepse do të jeni shumë të zënë duke punuar me veten tuaj.
Peshqit
Peshqit, 2018-ta do të sjellë një vit plot dashuri për ju. Duke e pritur me padurim dhe duke u fokusuar në atë që dëshiron nga një marrëdhënie, do të gjeni një shok me shpirtin tuaj këtë vit. Ky do të jetë viti kur të gjeni dashurinë tuaj të vërtetë, prandaj tregohuni të duruar dhe të pranoni ndonjë mundësi që mund t’ju pengojë.
Diskutime rreth kësaj post