Ishte 2 gushti i vitit 1992. Në Tiranë do të shënohej një ngjarje e rrallë. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të zgjidhte kreun e saj. Në fillim u krye një ceremoni në Hotel “Tirana” me krerët e Kishës dhe më pas u krye ceremonia e shugurimit të Anastas Janullatosit si kreu i saj në kishën ortodokse pranë rrugës së Kavajës.
Historiani Kristo Frashëri në kujtimet e tij shkruan se kjo ceremoni shkeli disa nene të kodit kishtar pasi shugurimi nuk quhet i ligjshëm nëse dikush e kundërshton në sallë. Siç duket edhe nga video e mëposhtme që qarkullon në youtube një grup shqiptarësh në sallë brohoriste për Fan Nolin dhe këndonte këngë shqiptare.
Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Republikës Ilir Meta i dha Janullatosit nënshtetësinë shqiptare pas një pritjeje 25 vjeçare. ©LAPSI.al
Diskutime rreth kësaj post